Lëshohet në përdorim salla e sportit “Dituria”

Saraj, 7 gusht 2010-Të martën edhe zyrtarisht në Komunën e Sarajit në prezencë të kreut më të lartë shtetërorë, Kryeministrit Nikolla Gruevski,zëvnedëskryeministrit Abdilaqim Ademi, Kryetarit të komunës Blerim Bexheti u inaugurua salla e sportit “Dituria”,  në Saraj. Kryetari i komunës Blerim Bexheti, në fjalimin e tij përpara banorëve të shumtë të Sarajit tha se kjo sallë është një nevojë e kahmotëshme e banorëve të kësaj komune.“Kjo, sallë këtu që sot, zyrtarishtë lëshohet në përdorim do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle dhe të shumë gjeneratave në të ardhmen. Nga, shfrytëzimi cilësorë i kësaj salle shpresojë që do të dalin sportistë të dalluar në sporte të ndryshme që do të jenë pjesë e konkurencës rajonale, evropiane dhe më gjërë. Po e njejta do të jetë edhe shërbim për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe arsimore”ka thënë kryetari i Komunës Blerim Bexheti, sipas të cilit komuna që drejton ai ka dëshmuar se ka kapacitete për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive. “Komuna e Sarait ka dëshmuar se mbështet zhvillimin e sportit, tradicionalisht organizon Olimpijadën shkollore në cilën marin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës tonë , ka thënë Bexheti   Kryeministri Gruevski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë të investojë në projekte që do të kontribuojnë ndaj përmirësimit të cilësisë së qytetarëve të komunës së Sarajit."Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra", informoi Gruevski.Ai theksoi se në vijim është ndërtimi i dy fushave të futbollit në fshatin Lubin dhe Sfillare e Poshtme, ndërsa në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm është edhe ndërtimi i dy fushave për më shumë dedikime në fshatrat Shishovë dhe Radushë. Salla, për ndërtimin e të cilës nga Buxhetit i shtetit janë ndarë 22 milionë denarë, është me kapacitet prej 500 ulëseve dhe tërësisht është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme. Përveç lëshimit të sallës së sportit  në Saraj, në fshatin Shishovë u hodh edhe gurthemeli i një kompleksi sportive në të cilin do të përfshihen fusha tenisi dhe një fushë futbolli. Në inaugurimin e sallës së sportit dhe vënien e gurthemelit, përveç kryeministrit Gruevski dhe zëvendëskryeministrit Ademi , morën pjesë edhe një numër i madh i funksionarëve drejtorë deputetë dhe bartës të shumtë të funksioneve publike.