Vejzie Kovaçi, emërohet u.d Kryetare e Komunës së Sarajit

Këshilltarja e deritanishme ngas radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Vezije Kovaçi është emëruar ushtruese e detyrës Kryetare e Komunës së Sarajit. Emërimi I Kovaçit në krye të Komunë së Sarajit vjen pas zgjedhjes së Kryetarit të deritanishëm Blerim Bexheti në postin e  ministrit të drejtësisë.Vejzie Kovaçi  ka diplomuar në Universitetin privat të “FON-it”, në fakultetin e shkencave politike gazetarisë dhe diplomacisë në Shkup.Në vitin 2009, Vejzie Kovaçi është zgjedhur këshilltare në këshillin e Komunës së Sarajit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.Ushtruesja e detyrës Kryetare e Komunës së Sarajit, është femra e parë shqiptare e cila do të udhëheqë me një komunë.Në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të komunës së sarajit duhet të mbahen 6 muaj pas zgjedhjes së ushtruesit të detyrës

Add Comment