Komuna e Sarajit shtron sofrën e iftarit

Saraj, 17 gusht – Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam, për të tretën herë me radhë  për hir të muajit të bekuar të ramazanit ka shtruar sofrën e iftarit duke mundësuar që mbi njëqind e pesëdhjetë qytetarë, mysafirë,  banorë të kësaj Komune, të ulen në sofër të përbashkët . Kryesuesi i Këshillit Komunal Driton Zyberi, në fjalimin e tij duke iu lutur zotit që ta pranojë agjërimin tha se muaji i ramazanit duhet të jetë muaj i tolerancës dhe  solidaritetit. Ai   përpara të pranishmive tha se komuna Sarajit gjithmonë do të jetë e hapur për të gjitha aktivitete qofshin kulturore, fetare dhe  sportive. Në këtë iftarë përveç misafirëve të shumtë ishte i pranishëm edhe ish Kryetari i Komunës Blerim Bexheti i cili tani ushtron postin e Ministrit në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.  Manifestimi ishte i begatuar edhe me ilahi dhe lexime kuranore

Add Comment