Bekim Murati, kryetar i ri i Sarajit

Bekim Murati prej të enjtes edhe zyrtarisht mori detyrën e kryetarit të Komunës së Sarajit.

Ai pas marrjes së certifikatës tha se do të realizojë premtimet që i kishte dhënë para zgjedhjeve dhe që bazohen në dy shtylla, infrastrukturën dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. “Do të vazhdojmë projektet të cilët kanë mbetur.

Ashtu siç kam paraparë në programin tim zgjedhor, dy shtyllat kryesore deri në përfundim të këtij mandati janë infrastruktura, e dimë që vendbanimet e Komunës së Sarajit kanë nevojë për infrastrukturë, por megjithatë prioritet kryesor do të jetë edhe zhvillimi ekonomik lokal”, tha Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.

Ai në këtë post erdhi pas zgjedhjeve të parakohshme lokale që u mbajtën më datën 18 dhjetor në Saraj, pasi që kreu i mëparshëm i kësaj komune, Blerim Bexheti u emërua ministër i Drejtësisë.

Add Comment