Pozita gjeografike

Pozita gjeografike

Komuna e Sarajit ka një pozitë të volitshme gjeografike për zhvillimin e turizmit, pasiqë në territorin e sa gjenden shume objekte me rëndësi vitale.Në territorin e kësaj komune gjenden shumë pasuri natyrore që vështirë I posedon ndonjë komunë tjetër në Republikën e Maqedonisë, siç janë Liqeni “Treska”, burimi”Rashçe” I cili e furnizon qytetin e Shkupit me ujë të pijshëm , kunjoni “Matka “Qedra rekreativo-sportive “Saraj”, Xhamia e vjetër e Husein Shahinit e cila daton nga shekulli XV kisha Shwn s Andrea nga shekulli i XIV.

Komuna e Sarajit shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit. Kufizohet me komunën e Gjorçe Petrovit (lindje), Jegunovcë dhe Zhelinë (perëndim), Sopisht dhe Karposh (juglindje). Ka strukturë kodrinor-malore. Pika më e lartë ndodhet në Malin e Thatë – 1369 m. Pika më e ulët është f. Krushopek – 276 m lartësi mbidetare.
Nëpër komunë kalon korridori 8.

Dita e komunës: 13 Dhjetori