Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit e hapur për të gjithë qytetarët

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit e hapur për të gjithë qytetarët

Në hapësirat e Komunës së Sarajit, u bë pranim dorëzimi i funksionit të  kryetarit të Komunës së Sarajit. Bekim Murati i dorëzoi mandatin Blerim Bexhetit. Ajo që ra në sy ishte se administrata komunale e Sarajit, i bëri një pritje shumë të sinqertë, kryetarit të ri të Komunës së Sarajit, madje duke i dëshiruar sukses në realizimin e projekteve.

Kryetari i Komunës Blerim Bexheti, menjëherë pasi që mori mandatin, u shpreh se nga dita e hënë do të fillojë me realizimin e programit zgjedhorë me të cilin fitoi në zgjedhje.

“ Falmnderoj të gjitha ata votues që më përkrahen, që unë të ushtrojë funksionin kryetar të Komunës së Sarajit. Këtë funksion do ta ushtrojë me përkushtim dhe angazhim maksimalë dhe të realizojmë programin zgjedhor, i cili ngadhënjeu në zgjedhje. Komuna e Sarajit, do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Sarajit, do të jemi në shërbim të interesave të qytetarëve”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Në zgjedhjet e fundit Blerim Bexheti, doli fitues I zgjedhjeve me një diferencë të thellë, në raundin  e dytë, ku gjithsej grumbulloj 9 mijë vota.

Kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, do të ketë edhe shumicën në Këshillin Komunal, ku BDI ka shumicë absolutë edhe atë dhjetë këshilltar.