Konstituohet këshilli i Komunës së Sarajit, Reshat Ramdani kryesues

Konstituohet këshilli i Komunës së Sarajit, Reshat Ramdani kryesues

Këshilli Komunal I Komunës së Sarajit, sot mbajti seancën e parë konstituive, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Për Kryesues Këshilli u zgjodh Reshat Ramadani, nga radhët e BDI-së, I cili njëkohsishtë ishte edhe bartës I listës për këshilltar komunal. Reshat Ramdani, u zgjedhë kryesues këshilli me shumicën e votave të këshilltarëve nga radhët e BDI-së, që janë 10 këshilltar.

Gjatë kësaj mbledhje u krijuan edhe Komisionet komunale, që do të udhëhiqen nga këshilltarët e BDI-së dhe opozitës.

Në këtë mbledhje ishte I pranishëm edhe kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, I cili tha se bashkëpunimi me këshillin e Komunës do të jetë funksional dhe do të jetë në interes të qytetarëve të Sarajit.

“Besoj në një bashkëpunim të ngushtë mes këshillit dhe Komunës. Bashkëpunimi që do të jetë në frymën e konstruktivitet dhe interest të qytetarëve të Sarajit. Në zgjedhjet e fundit fitoi Programi Zgjedhor dhe I njeti duhet të realizohet për mandatin katër vjeçar. Fuqishëm do të angazhohemi në realizimin e Programit, pasi që është shumë voluminozë dhe ofron një perspektiv për gjithë qytetarët e Sarajit në sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe publike. Nuk do të humbim aspak kohë, menjëherë do të fillojmë të realizojmë premtimet e dhënë në zgjedhje, duke realizuar projekte infrastrukturore, arsimore, kulturore ndërsa do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me sektorin e biznesit”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar I Komunës së Sarajit.

Këshilli Komunal në Komunë të Sarajait ka gjithsej 19 këshilltarë, BDI ka 10 këshilltar, ndërsa opozita 9 këshilltar.