Fillon pastrimi i rrugës Saraj-Bojanë

Fillon pastrimi i rrugës Saraj-Bojanë

Komuna e Sarajit ka ndërmarr një nismë për pastrimin e rrugës kryesore dhe mirëmbajtje duke filluar nga Saraji deri në Bojanë.

Punëtorët kanë filluar në pastrimin rrugës duke hequr pengesat anësore – pastrimi i therrave dhe kaçubave që pengojnë qarkullimin në komunikacion.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve kryesore, nga Komuna e Sarajit do të bëhet në çdoherë.

Tani ka filluar të pastrohet rruga 402 që njihet si rruga Saraj-Bojnaë, me mbarimin e kësaj do të fillohet rruga tjetër 403, që njihet si rruga kryesore Kondovë-Radushë dhe Kondovë-Rashçe.

Punime dhe aktivitete të tilla, do të jenë më të shpeshta nga Komuna e Sarajit, në sezonën pranverore.

Këto nisma ndermirën, si nevojë e komunikacionit që zhvillohet në këto dy rrugë që janë shumë frekuentuese nga banorët e Sarajit.