Gllumova

Gllumova

Gjendet në pjesën më jugore të Dërvendit ,nja 10 km larg Shkupit. Në veri ka fushën Draçe në jug Shishovën në lindje Gërçecin e liqenin artificial.Matka,kurse në perendim ka Kodrën e Kishës .Shtrihet mu afër ngushticës së Treskës(Iliridës),përballë Kepit të Shishovës.

Sipas një udhëpërshkruesi osman thuhet se Gllumova u themelua në vitin 1270 nga Kost Gllumovski,me fe krishtere . Kurse sipas një shkrimi tjetër mësojmë se këtu perveç shqiptarëve në vitin 1523 jetonin :Xhemati i Kara Ogllanit,me 9 familje muslimane e me dy familje të tjera krishtere Fjala Gllum(ë) në të folmen e Dërvendit e ka kuptimin zhytje ,fundosje në ujë .Si mëhallë më të vjetra janë ajo e Shkëkëve e Lokëve ,që ka edhe në Zherovjan të Tetovës e në Kotrlinë (Kotlajnë)të Kaçanikut (Kosovë).

Banorët e Gllumovës nuk kanë mugruar shumë përveç në periudhen prej 1948/58 kur migruan 10 familje në Turqi për shkak të sjelljes së ligjit që detyronte heqjen e perdes për femra si dhe për shkak të ruajtjes së lirisë personale. Çabej fjalën Gllumovë e shpjegon drejtë Gllum(që është rrënjë e fjalës Gllumovë) Ndërlidhet me fjalën Shkrrapa-shkëmb që del mbi faqen e ujit. Skoku për llagapin Lume thotë se në Gllumovë ka Lumës edhe pse ata vetë kanë pohuar se kanë ardhur nga Grupçina(Grupçini) i Dërvendit të Epër.