За нас

Komuna e Sarajit është njëra nga komunat rurale në qytetin e Shkupit, dita e themelimit të Komunës së Sarajit është 13 Dhjetor 1996, kjo është data e mledhjes së parë të Këshillit të Komunës. Qytetarët e Sarajit ndryshe njhen si Dervenas si dhe vendin e quajnë Derven, ato me shum dashuri ruajnë kulturën dhe traditat e tyre.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Qendrës për Statistika të Republikës së Maqedonisë në regjistrimin e fundit të vitit 2002, komuna e Sarajit përfshin një territor prej 241 km2, numëron 39,884 banorë, 7,972 amvisëri dhe 7,828 objekte. Përbërja e popullatës është kryesisht shqiptare por jetojnë edhe maqedonasë, boshnjakë dhe romë. Komuna e Sarajit numëron 23 fshatra kurse Saraj është qyteza dhe qendra administrative e Komunës së Sarajit.

Sistemi edukativo – arsimor në komunën e Sarajit është i përfaqësuar nëpërmjet:

  • Çerdhja – Filiz
  • 8 Shkolla Fillore – Qendrore
  • Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Saraj”
  • Shkolla e Mesme Teologjike “Isa Beu”
  • Fakullteti Teologjik në Kondovë

Komuna e Sarajit, për shkak të pozicionit dhe vendeve turistike, ka mijëra mysafirë dhe turistë çdo vitë nga vendi dhe jashtë. Vendet turistike të Komunës së Sarajit janë:

  • Kanjoni i Matkës
  • Liqeni Treska
  • Qendra Rekreative Saraj
  • Shpella “Dona Duka”
  • Qendra Rekreative Saraj
  • Shpella “Vrello”
  • Xhamia e vjetër Husein Shah në qendër të Sarajit
  • Manastiri Shën Maria

 

 

 

 

 

 

Add Comment