Kryetari i Sarajit takon drejtuesit e spitalit turk Sante plus

Kryetari i Sarajit takon drejtuesit e spitalit turk Sante plus

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti në takim pune ka pritur menaxherin e përgjithshëm të spitalit Sante Plus, Bilal Kara i shoqëruar nga koordinatorja e spitalit për rajonin e ballkanit doktor Vesna Kamilova dhe mjekut Aleksandar Mickovski.

Bexheti ekipit të spitalit të njohur turk u ka dhënë mbështetje në punën e tyre, shërbimet e së cilës i shfytëzojnë shumë qytetarë të kmunës së Sarajit.

“Me kryesinë e spitalit turk përveç që shprehëm mbështetjen tonë për punën e tyre që po e bëjnë me sukses këtu në Shkup, disktuam edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë e gjithë kjo me të vetmin qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e komunës tonë” ka thënë Bexheti.

Duke falimenderuar për mbështetjen e dhënë kreu i spitalit Sante Plus ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit i cili pritet të rezultojë me ndonje bashkëpunim konkret në të ardhmen e afërt.