Kryetari I Sarajit Blerim Bexheti, pjesmarës në forumin “Decentralizimi në fokus”

Kryetari I Sarajit Blerim Bexheti, pjesmarës në forumin “Decentralizimi në fokus”

Kryetari I Sarajit Blerim Bexheti, pjesmarës në forumin “Decentralizimi në fokus
Kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti,merë pjesë në forumin e organizuar nga UNDP-ja për kryetarët e Komunave, që zhvillohet në Ohër, me temë “ Decentralizimi përsëri në fokus”. Në këtë forum janë të pranishëm ambasadori I BE-së në Shkup Samuell Zhbogarë , Ministri I Pushteti Lokal dhe përfaqësues të UNDP-së.
Në këtë forum jepen përvojat dhe eksperiencat se si pushteti lokal të jetë më afër dhe në shërbim të interesit qytetarë, si dhe përgatitjen e projekteve që janë në interes të qytetarëve kurse kryetarët e komunave, tregojnë për vështirësitë që I kanë në funksionimin dhe realizimin e punëve të përditshme.
Ky forum u vlerësua si një mundësi e mirë që mund të përfitojnë kryetarët e Komunave në përgatitjen e projekteve për aplikim në Organizata të ndryshme që ndajnë mjete për projekte kapitale, për të përmisuar standardin jetësorë të qytetarëve.
Forumet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për të përforcuar kapacitet e pushtetit lokal.