Medreseja Isa Beu

Isa Beu

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është në fshatin Kondovë, komuna e Sarajit në pjesën perëndimore të Shkupit. Vepron si shkollë e vetme edhe për djem edhe për vajza në tërë teritorin e R.Maqedonisë me paralelelet e saja në: Shkup,Tetovë,Gostivar dhe Shtip. Medreseja Isa Beu vazhdon traditën e medresesë se dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV.

Medreseja me ndërtesat përreth, duke mos llogaritur paralelet e shtrira të saja, përfshinë sipërfaqe prej 7000m2. Kompleksi i Medresesë përbëhet prej godinës shkollore, konviktit dhe kuzhinës me restorantin.

Në godinën e shkollës  qendrore gjenden tetë mësojtore, dy kabinete të gjuhëve, kabineti i lëndës së informatikës, mesxhidi, biblioteka dhe zyrat e administrates.

 

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë
dekanati@fshi.edu.mk
+389 (0)2 2057 270

Add Comment