Aksion për evidentimin e kamp-shtëpizave të përkohshme në Qendrën Rekreative Liqeni Treska – Saraj

Aksion për evidentimin e kamp-shtëpizave të përkohshme në Qendrën Rekreative Liqeni Treska – Saraj

Në Liqenin Treska ka filluar evidentimi  i kamp-shtëpizave pronarët e të cilëve nuk paguajnë kompenzimin për vendosjen e tyre.

Komisioni I formuar nga Kryetari  i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, doli në teren dhe konstatoi gjendjen aktuale të kamp-shtëpizave të vendosura në kompleksin e Liqenit Treska.

Numri i përgjithshëm I shrytëzuesve të kamp-shtëpizave në Kompleksin Liqeni Treska është 349 kamp-shtëpiza.

Prej tyre komisioni I formuar në teren me datën 13.12.2017 konstatoi se 139 shfrytëzues nuk kanë nënshkruar marveshje me NPK Liqeni Treska Saraj. Prej tyre 31 janë në bisedime për marveshje dhe 108 do të dislokohen nga kompleksi Liqeni Treska-Saraj pasi një koh të gjatë nuk ka nënëshkruar marveshje dhe të njejtat janë të shkatrruara dhe jofunksionale.

Numri prej  108 kamp-shtëpizave që nuk kan marveshje dhe nuk janë lajmëruar për një koh të gjatë do të largohen nga kompleksi I Liqenit Treska në afat kohor prej 8 ditëve. Nëse nuk largohen nga ane e tyre NPK Liqeni Treska Saraj dhe Komuna e Sarajit do të bëjnë dislokimin e tyre deri më 15.01.2018 duke mos mbajtur përgjegjësi për dëmtimin e tyre.

Add Comment