Kryetari Bexheti, ju premtoi zyrë pensionistëve të Sarajit

Kryetari Bexheti, ju premtoi zyrë pensionistëve të Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, sot ishte pranishëm në manifestimin e Jubileut 10 vjeçarë të Shoqatës së Pensionistëve Saraj”, ku në fjalimin e tij, uroi udhëheqësit për organizimin  dhe shprehi mirënjohje për ftesën që ju është bërë si dhe ndjehet I privilegjuar që është në mesin e tyre.

Kryetari Bexheti, inkurajoi Shoqëatat e Pensionistëve për të vazhduar me aktivitetet e tyre të parapara në programin vjetor, duke potencuar se do të kenë mbështetje nga ana e Komunës së Sarajit, ku për çdo nismë që është në të mire të qytetarëve të saj, e sidomos kur bëhet fjalë për organizimin e aktiviteteve për të moshuarit.

Kryetari Blerim Bexheti, SHoqatës së Pensionistëve Saraj, ju premtoi se në të ardhmen do të regullon edhe zyrat ku ata do të mund të punojnë si dhe të zhvillojnë  aktivitetet e tyre,  aktivitete këto, që do të mbulohen nga buxheti për vitin 2018-të.

“Mbështetjen ndaj të moshuarëve e kemi obligim, por edhe traditë që të respektojm të njëtit. Edhe ne si institucion do të bëjmë përpjekje që të japim një përkrahje maksimale për SHP në Saraj. Mbështetje që e kemi paraparë për Shoqata e Pensionistëve Saraj,  do të jenë në buxhet dhe ky do të jetë një fillim për Shoqëatën e Pensionistëve.  Ne, planifiokojm  që me zgjerimin e zyrave të Komunës së Sarajit,  Shoqëata e Pensionistëve  do të ketë një zyrë në Komunën e Sarajit për të zhvilluar aktivitet e tyre”, theksoi kryetari I Komuns së Sarajit, Blerim Bexheti.

Ky takim, u vlerësua si një mundësi e mire për bashkëpunim të mëtejmë, për të bashkorganizuar aktivitete që janë në interes të jetës publike dhe qytetarëve të Sarajit.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari Bexheti, takoi përfaqësuesit e pensionistëve, ku në programin zgjedhor janë të përfshirë edhe ata me një mbështetje më të madhe në të ardhmen, dhe e njeta po realizohet tani.

Add Comment