Komuna e Sarajit, do ti rrisë kapacitetet në çerdhen ‘Filizi’ në Saraj

Komuna e Sarajit, do ti rrisë kapacitetet në çerdhen ‘Filizi’ në Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ishte i pranishëm në manifestimin e fund vitit në çerdhen “Filizi” në Saraj”, ku uroji stafin e çerdhes për organizimin dhe shprehi mirënjohje për ftesën që ju është bërë, ndërsa përshëndeti prindërit që ishin të pranishëm në këtë manifestim.

Kryetari  Bexheti, Çerdhes “Filizi”, I dha një premtim se në të ardhmen Komuna e Sarajit, do ti mbështes më shumë, duke I siguruar ata se në muajin shkurt të  vitit 2018, me iniciativë të komunës çerdhja do të rrisë kapacitetet për pranimin e fëmijëve, gjegjësisht do të formohet edhe një grup shtesë ose një klasë.

Kryetari Bexheti ndoqi programin e begatshëm që ishte përgatitur nga mësueset dhe fëmijët, ku u  recituan vjersha si dhe kishin përgatitur disa pika muzikore gjë që bëni këtë manifestim edhe më interesantë. Me këtë rast kryetari I Komunës fëmijëve ju shpërndau dhurata.

 

Add Comment