Komuna e Sarajit, miraton buxhet progresiv për vitin 2018-të

Komuna e Sarajit, miraton buxhet progresiv për vitin 2018-të

Këshilli i komunës së Sarajit, në seancën e fundit për këtë vit kalendarik e ka miratuar Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2018. Pro, propozim-buxhetit për vitin 2018 votuan 12 këshilltarë, katër ishin të përmbajtur ndërsa dy ishin kundër.

Në seancë janë miratuar edhe disa dokumente nga sfera e urbanizmit, ndërsa janë shqyrtuar edhe çështje të tjera në kompetencë të Këshillit.

Kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti,  tha se komuna ishte tërësisht transparente dhe e hapur për mendime dhe propozime për buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm ku takoi të gjitha grupet e interesit  publik në Saraj.

Buxhiti I viti 2018 do të peshojë reth 477.722,000 denarë dhe është një buxhet progresiv dhe zhvillimorë.

Buxheti bazë I komunës është  229 532.000 milion denarë, bllok dotacione 222.140.000 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara për shkollat fillore dhe për çerdhen në Komunën e Sarajit. Në buxhetin për vitin 2018 janë ndarë mjete edhe për donacione si dhe për aktivitete vetfinancuese që janë në dobi të qytetarve të komunës.

Pjesa më e madhe e mjeteve është ndarë :

Ndërtim dhe rekonstruim I rrugëve (asfalt dhe bekatona) 47.000.000 milion denarë

Mjete për ndërtimin e poliklinikës në Saraj në vlerë prej 6 milion denarë, kofinacim me Ministrinë e  Shëndetësisë dhe Shtëpinë e shëndetit.

Këndi për femijë 1. 200.000 milon denarë

Janë paraparë  mjete për hartimin e projekteve për rrugë dhe sistemet e kanalizimit fekal

Mbi 50% të mjeteve janë të parapara për investime kapitale në të gjitha vendbanimet në komunën e Sarajit, për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave, ndërtimin e rrjetit sekondar për kanalizim, në vendbanimin Sfillare e Epërme rregullim të rrjetit të ujësjellësit. Gjithashtu janë të planifikuara mjete për sport dhe rekreacion si dhe për aktivitete artistike.

Komuna e Sarajit në planin buxhetor për vitin 2018 ka paraparë mjete për përfundimin e objektit të shkollës periferike në fshatin Semenishtë dhe Cajlan