Blerim Bexheti: Mësimëdhënësit janë shtylla e kombit tonë

Blerim Bexheti: Mësimëdhënësit janë shtylla e kombit tonë

 

Në nder të 7 Marsit ditës së mësuesit komuna e Sarajit në shenjë respektiki ka shtruar një darkë simbolike  për të gjithë mësuesit dhe mësueset të cilët japin kontributin e tyre edukativo-arsimorë në shkollat fillore dhe të mesme, në Saraj.

Kryetari i komunës, Blerim Bexheti në fjalimin e rastit para mësimdhënsve theksoi se shtylla e një kombi është arsimi.

E për kontributin e palodhshëm të mësuesve dhe mësueseseve, Bexheti ndau mirënjohje z.Rafis Ameti drejtor në shkollën fillore Dituria dhe Zeko Abazi si dëshmi se ata kanë lënë gjurmë të pashlyera në arsimimin e shumë gjeneratave në vendbanimet e komunës së Sarajit

“Të jeshë Mësues, është vizion, mision dhe krenari. Ju, jeni shtylla kryesore e zhvillimit të kombit tonë, ju jeni  ata pa të cilët nuk do të kishim pperspektivëe dhe avancim të shoqërisë në shumë sfera shoqërore. Ne kemi nevojë për shumë profile të ndryshme, mjek, inxhinjerë, piktorë, artistë, por të gjitha këto profile burojnë nga Mësuesit dhe Mësueset. Juve, të nderuar Mësues dhe Mësuese, ju uroj shëndet dhe punë të begatë”, ka thënë kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Duke folur për ditën ndërkombëetare të gruas 8 Marsin, kryetari i komunës së Sarajit theksoi rolin e veçantë gruas në këto treva.

“ Gruaja, nëna dhe femra shqiptare në këto treva tona ka dëshmuar dhe dëshmon se është shtylla e familjes, ajo është simbol i edukimit dhe sakrificës të shumë gjeneratave, kjo ditë është vetëm një ditë e cila na përkujton se gruaja shqiptare duhet të vlerësohet të nderohet 365 ditë brenda vitit“ është shprehur kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Takimi i kryetarit të komunës së Sarajit me mësimdhënësit e shkollave fillore e të mesme tashmë është tradicionale, që shtrohet për cdo vitë nga Komuna e Sarajit, me rastin e ditës së 7 Marsit dhe 8 Marsit.

 

Add Comment