Komuna Saraj bën pastrimin dhe rregullimin e Liqenit Treska.

Komuna Saraj bën pastrimin dhe rregullimin e Liqenit Treska.

Komuna e Sarajit për her të parë bën investim në Liqenin “Treska” ku ka angazhuar Ndërmarjen Publike Komunale “Saraj” për të rregulluar hapsirën e Liqenit vend i cili është i frekuentuar në sezonin e verës ku dhe pritet së shpejti të përfundoj pastrimi dhe rregullimi i kësaj hapsire, jan vënduar kontenier për gjuajtjen e mbeturinave, shtrati i liqenit është pastruar nga mbetjet e ujit dhe gjithçka pritet të bëhet gati për një afat sa më të shkurtë.

Gjithashtu Komuna e Sarajit është në pritje nga Ministria e Ekonomisë që kjo zonë të shpallet zonë e lirë dhe turistike.

Nga Komuna e Sarajit ju bëjmë thirrje të gjith qytetarëve që do të duan të frekuentojnë këtë hapsirë që të bëjnë kujdes me mbeturinat, dhe se hyrja do të jetë me biletë hyrëse.