SHPALLJE

SHPALLJE

 

Komuna e Sarajit, shpall Shpallje Publike për angazhim të përkohshëm të personave për shpërndarjen, respektivisht distribuimin e Aktvendimeve për tatim të pronës për vitin 2018.  Në Shpalljen publike mund të paraqiten të gjithë personat e interesuar e interesuar që janë të pa punë, banorë të Komunës së Sarajit.

Kualifikimet e nevojshme:

  • minimum të kryer shkollimin e mesëm (përparësi kanë studentët),
  • të jenë të papunësuar, me ose pa përvojë pune, – të jerk banorë të Komunës së Sarajit,
  • të jenë fleksibil për punë në teren,
  • të kenë aftësi për punë individuale dhe ekipore.

Kushtet më konkrete, të drejtat dhe obligimet do të rregullohen në Kontratën e lidhur me personat e pranuar.

Afati i paraqitjes zgjatë 5 ( pesë ) ditë pune nga dita e shpalljes.

 

Dorëzimi i aplikacioneve me Biografinë Tuaj profesionale ( CV ) mund ta kryeni:

– personalisht në hapsirat e Komunës së Sarajit -përmes postës, ose

-në e-mail adresën në vijim: service@saraj.gov.mk,

– person për kontakt: Miranda Rameti e-mail: miranda.rameti@saraj.gov.mk