Bexheti takoi Rexhep Gunduz, kryetar I shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”

Bexheti takoi Rexhep Gunduz, kryetar I shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”

 

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti realizoi takim me kryetarin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi” nga Bursa Turqi Rexhep Gynduz. Gynduz gjatë këtij takimi nga kryetari komunës është informuar për gjendjen e arsimit në komunën e Sarajit në të gjitha 8 shkollat fillore qendrore, në shkollën e mesme dhe në çerdhe.

“Duke marrë parasysh se fusha e arsimit është e rëndësishme për të gjith në si institucion në të ardhmen do të fokusohemi që edhe më shumë të rrisim kapacitetet e objekteve edukativo arsimore në gjithë teritorin e komunës së Sarajit” tha Bexheti. Gynduz shprehu gatishmërinë e shoqatës që ai drejton të ndihmojë në përmirësimin e kushteve në gjitha shkollat e komunës së Sarajit. “Ne si shoqatë kulturore “Kosova dhe Shkupi” në të ardhmen do të ndihmojmë institucionet arsimore në komunën e Sarajit që sadopak të lehtësojmë procesin arsimorë për fëmijët“ tha Gynduz.

Pas takim mysafiri bashkë me kryetarin u zotuan se bashkëpunimi do të konkretizohet në një afat të shkurtër kohor.

Add Comment