Komuna e Sarajit mirëpriti shoqëritë kulturore artistike

Komuna e Sarajit mirëpriti shoqëritë kulturore artistike

Shoqëritë Kulturore Artistike pjesmarëse në festivalin folklorik ndërkombtarë “Saraj-Fest” 2018, para fillimit të festivalit janë pranuar në Komunë të Sarajit.

Në mungesë të kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, I cili për arsye shëndetësore nuk ka mundur të takoj Shoqëritë Kulturore Artistike, I ka pranuar sekretari i Komunës Xhelal Jakupi.
Ai, me këtë rast tha se Komuna e Sarajit, në programin vjetore, parasheh mbështetjen e festivaleve folklorike, madje këto aktivitete mbështeten edhe nga buxheti i komunës.

“Në kontinuitet Komuna e Sarajit angazhohet dhe kontribuon në kultivimin e vlerave kombëtare, duke mbështetur aktivitete kulturore, arsimore dhe sportive. Kultura është pjesë e zhvillimit të shoqërisë dhe një segment i rëndësishëm kombëtarë. Komuna e Sarajit, në vazhdimësi ka mbështetur Shoqëritë Kulturore Artistike në forma të ndryshme, mbështetjet e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen”, u shpreh Xhelal Jakupi, sekretar i Komunës së Sarajit.

Nga, Komuna e Sarajit, shoqérive kulturore artistike pjesmarése në festival ju ndau mirënjohje si dhe ju uroj suksese dhe argëtim në Sheshin e ‘Flamurit’ dhe né Parkun e Sarajit.

Add Comment