Shkollat Fillore në Shishovë dhe Sullare të Epërme, do të bëhen me nxemje qendrore, kurse Krushopeku dhe Grëçeci me rrugë

Shkollat Fillore në Shishovë dhe Sullare të Epërme, do të bëhen me nxemje qendrore, kurse Krushopeku dhe Grëçeci me rrugë

 

Komuna e Sarajit ka fituar dy projekte të rëndësishme nga Biroja për Zhvillim Rajonal. Ata, kanë fituar projekt në instalimin e nxemjes qendrore në dy Shkolla fillore, edhe atë në Shishovë dhe Sullare të Epërme, si dhe projektimin e dy rrugëve edhe atë nga Krushopeki deri në Krushopekun e Epërm dhe nga Gërçeci në Gërçec të Epërm.

Projekti për instalimin e nxemjes qendrore në dy Shkollat Fillore do të realizohet në bashkpunim mes Byrosë për Zhvillim Rajonalë dhe Komunës së Sarajit, ku me 50% të investimeve do të bëhen nga Byroja dhe 50 % nga Komuna e Sarajit. Vlera e përgjithshme e investimit është 2.100.000 denarë.

Ndërsa, projekti për rrugët Krushopek deri në Krushopekun e Epërm dhe nga Gërçeci në Gërçec të Epërm, do të kushtoj rethë 1.350.000 denarë. Investimi do të realizohet 20 % nga Komuna e Sarajit dhe 80 % nga Byroja.

Komuna e Sarajit, ka konkurruar edhe në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës për instalimin e nxemjes qendrore në dy shkollat Fillore, Kopanic dhe Llaskarc, ku ende nuk ka përgjigje.

Nga, Komuna e Sarajit, thonë se nëse edhe MASH, instalon nxemjen në këto dy Shkolla, atëherë asnjë Shkollë Fillore në Komunë të Sarajit, nuk do të ketë problem me nxemjen gjatë sezonit të dimrit.

Add Comment