Komuna e Sarajit përfundon ndërtimin e rrugës në Lubin

Komuna e Sarajit përfundon ndërtimin e rrugës në Lubin

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me ndërmarrjen Publike “Rrugë dhe rrugica“ ka përfunduar ndërtimin e rrugës në Lubin e cila ka gjatësi prej një kilometër dhe ka kushtuar mbi 4 milion denarë .
Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me drejtorin dhe zëvendës drejtorin e ndërmarrjes Publike Rrugë dhe rrugica Senad Smailoviq dhe Enes Limani kanë thënë se kjo rrugë dukshëm do ta lehtësojë komunikacionin në komunën e Sarajit. 
“ Përfundimi i kësaj rruge na jep motiv më tepër për të vazhduar me ndërtimin e rrugëve të reja por edhe sanimin e rrugëve aktuale në komunën tonë. Gjithë kjo do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve nëpër gjitha vendbanimet por edhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve për jetë“ ka thënë Bexheti.
Drejtori ndërmarrjes Publike Rrugë dhe rrugica Senad Smailoviq theksoi se bashkëpunimi me komunën e Sarajit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“ Ne si ndërmarrje publike do të jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me komunën e Sarajit në të mirë të banorëve të kësaj komune. Kjo rrugë është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë i cili pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen“

Në ndërkohë komuna ka filluar punimet në rrugën 3 në Saraj e cila ka gjatësi prej 600 metrave, gjerësi 4 metra, ndërsa do të kushtojë mbi 2 milion denarë, kryetari Bexhet bashkë me drejtorin dhe zëvendës drejtorin e ndërmarrjes Publike Rrugë dhe rrugica Smailoviq dhe Limani vëzhguan per së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën 3.