Njoftim për lirim nga tatimi i tokës bujqësore që punohet

Njoftim për lirim nga tatimi i tokës bujqësore që punohet

Në bazë të kompetencave ligjore, Komisioni për përcaktimin e mënyrës së shfrytëzimit të tokës buqësore në teritor të Komunës së Sarajit, lëshon:

Njoftim
Duke vepruar në bazë të nenit 8 paragrafi 1 pika 10 e Ligjit për tatimet në pronë ( Gaz.Zyrtare e R.M-së nr.61/2014) për lirim nga pagesa e tatimit të pronës për tokën buqësore që shfrytëzohet për prodhime buqësore, Informohen të gjithë parashtruesit e kërkesës, reptësisht t’u përmbahen dispozitave ligjore dhe kushtet e kërkuara për shfrytëzimin e kësaj të drejte.

Respektivisht të gjithë qytetarët gjatë parashtrimit të kërkesës, duhet të dorëzojnë dhe dokumentacionin e nevojshëm për parashtruesin e kërkesës, për tokën për të cilën kërkohet lirim nga pagesa e tatimit, paraprakisht dhe pagesë të taksës administrative.

Kërkesat për qëllimin e lartëpërmendur mund të dorëzohen nga 31 Mars deri më 30 Shtatorë, për vitin rrjedhës. Kërkesat para dhe pas këtij afati apo për vitin paraprak nuk do të shqyrtohen dhe do të refuzohen si jo në kohë.
Njëherësh kërkojmë nga gjithë qytetarët që në mënyrë tejet të përpiktë dhe me shumë përgjegjësi të realizojnë të drejtën e lirimit nga tatimi, pa keqpërdorim, dhe aritje të kundërligjshme të kësaj të drejte.

Vërtetimet do të jepen në afatin e caktuar kohorë, pas konstatimit të gjendjes reale dhe faktike në teren, nga ana e Komisionit të formuar për qëllimin e tillë.

 

[trx_button type=”square” style=”default” style_color=”original” size=”small” icon=”icon-file-pdf” link=”http://saraj.gov.mk/wp-content/uploads/2019/03/njoftim-per-web-faqe-per-lirim-nga-tatimi.pdf” popup=”no” top=”inherit” bottom=”inherit” left=”inherit” right=”inherit”]Shkarko vendimin në PDF[/trx_button]

Kalo te paneli