![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Fituesit e Olimpiadës ne ekskurzion në Strugë
19 qershor , 2009-Komuna e Sarajit, ashtu siç edhe paralajmëroi, për të gjithë nxënësit e shkollave fillore te cilat fituan në Olimpiadën Saraj 2009, organzoi ekskurzion treditorë në qytetin e Strugës.
Së bashku me nxënësit e shkollave , në Strugë qëndruan edhe arsimtarët e tyre si dhe përfaqësues të Komunës së Sarajit. Në këtë ekskurzion, morën pjesë të gjithë fituesit e garave të diturisë, si dhe ato të disciplinave sportive. Te gjitha harxhimet i ka mbuluar Komuna e Sarajit. Olimpiada shkollore "Saraj 2009", u mbajt më 6,7 dhe 8 qershor, ndërsa morën pjesë të gjithë nxënësit e shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit.





