Partneret
Fillimi | Lajme | Komuna e Sarajit, shënon përvejtorin

Komuna e Sarajit, shënon përvejtorin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Komuna e Sarajit, me një aktivitet solemn ka shënuar përvjetorin e 19 të themelimit të saj.

Me këtë rast, i pranishëm ishte zëvendës kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri, biznesmen, hoxhallarë, përfaqësues të organizatave jo qeveritare si dhe qytetar të Komunës së Sarajit, transmeton zhurnal.mk

 Të pranishmit, me një fjalim i përshëndeti zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, i cili u shpreh se qeveria në vazhdimësi ka përkrahur dhe ndihmuar projektet kapitale të komunës, për zhvillimin e infrastrukturës, asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e institucioneve arsimore, shëndetësore dhe të gjitha projekteve kapitale, për interesin e qytetarëve.

 “Besojë që në të ardhmen realizimi i projekteve të jetë edhe më i madh. Ne, si qeveri kemi ndihmuar, do të përkrahim edhe më shumë Komunën e Sarajit, e cila nga një komunë rurale, po urbanizohet dhe po bëhet pjesë e qytetit të Shkupit”, theksoi zëvendës kryeministri Musa Xhaferri.

Kryetari i komunës, Bekim Murati, i numëroi të gjitha projektet kapitale që janë realizuar, gjatë kësaj periudhe, si në infrastrukturë, arsim dhe krijimin e kushteve dhe mundësive për zhvillimin e sektorit të biznesit.

 “Për realizimin e tërësishëm të  programit zgjedhore, kamë mbështetjen e pa rezervë të subjektit politik BDI-së, e cila ma besoi mandatin.

 Ekziston një bashkëpunim i afërt mes dy pushteteve, dhe si rezultat I kësaj, tani më përfunduan punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme, e cila do të bartë emrin e ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit “ 13 Gushti”, dhe nga viti i ardhshëm akademik do të fillojë me punë.

 Në këtë mandatë u bë Ura e Re, Cerdhja, meremetimi i rrugëve rajonale, kanalizimi fekal Shishovë, Gërcec dhe Gllumovë, lidhja e fshatrave Bojanë-Kopanicë dhe Rashce si dhe bekatonimi i disa rrugëve.

 Gjatë kësaj periudhe ne po krijojmë një klimë të mirë për zhvillimin e biznesit, tani më në Saraj po ndërtohen, fabrika dhe  Qendra Tregtare, besoj që në të ardhmen do të kemi edhe më shumë investime nga biznesmen lokalë dhe të jashtëm”, theksoi kryetari Bekim Murati, transmeton zhurnal.mk

 Murati paralajmëroi se viti I ardhshëm do të ketë dinamikë të madhe në realizimin e projekteve që janë paraparë të realizohen.

 “Në këtë periudhë janë duke u realizuar edhe disa projekte kapitale, si ndërtimi i objektit të Komunës, tani së shpejti do të fillojë rikonstruimi i tërësishëm i Sheshit dhe vendosja e përmendores së heroit tonë kombëtarë Isa Boletinit, rikonstruimi i tërësishëm I Shkollës fillore “Dituria”, në Saraj, hartimi i planit  urbanistik për Liqenin e “Treskës”.

Vitin e ardhshëm do të fillojë edhe rikonstruimi i rrugës kryesore në Saraj, që do të bëhet Bulevard, ndërtimi i Poliklinikës, ku qytetarët nuk do të shkojnë më nëpër klinikat e qytetit.

 Komuna e Sarajit për vitin 2016, ka fituar 40 milion denarë, edhe atë 20 milion denarë për asfaltimin e rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin si dhe 20 milion denarë për hartimin e planeve urbanistike”, u shpreh kryetari i Komunës së sarajit Bekim Murati.

 Këtë manifestim e begatoi Shoqëria Kulturore artistike “Drita e Dërvendit”, me programin e saj kulturore. Si rezultat i bashkëpunimit, Komuna e Sarajit ndau mirënjohje, për veteranin e arsimit Baki Bakiu, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Shoqatën Joqeveritare “Vatra e Dërvendit”. 

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë