Partneret
Fillimi | Lajme | Isa Boletini po vjen në Saraj

Isa Boletini po vjen në Saraj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Përmendorja e Isa Boletinit së shpejti pritet që të vendoset në Saraj. Për momentin janë duke u bërë përpjekjet e fundit për vendosjen e përmendores së Isa Boletinit në komunën Sarajit.

Sipas planifikimeve, pas festave të fundvitit, përmendorja do të mund të vendoset në sheshin e Flamurit. Kjo përmendore është e punuar nga skulptori i njohur nga Shqipëria, Idriz Belani.

Përvec përmendores, komuna e Sarajit është duke zhvilluar edhe projektin e fundit për fillimin e punimeve në rregullimin e sheshit të Flamurit. Bartës i këtij projekti është komuna e Sarajit dhe shoqata joqeveritare Vatra e Dërvenit.

 

 

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë