Partneret
Fillimi | Lajme | Miratohet buxheti për vitin 2016

Miratohet buxheti për vitin 2016

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Komuna e Sarajit miratoi propozim-buxhetin për vitin 2016. Bëhet fjalë për një buxhet progresiv, zhvillimor, I cili do të peshoj reth 398 milion denar, blloka dotacione 205 milion denar dhe buxheti bazë I komunës do të jetë 182 milion denatr.

 Me këtë buxhet parashihen investime kapitale  në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave, 30 milion denar,  ndërtimin e poliklinkës së re në Saraj 6 milion denar, rrikonstruimin e sheshit në Saraj 6  milion denarë, kanalizime fekale, 11 milion denar, ndricimi public 3 milion denar si dhe objektin e komunës 7 milion denar,  si projekte më të rëndësishme, që do të realizohen në vitin e ardhshëm. Në buxhet janë paraparë edhe mjete për zhvillimin e kulturës, arsimit dhe sportit

 Pro propozim-buxhetit u deklaruan të gjith 11 këshilltarët e BDI-së, ndërsa ata të opozitës ishin të përmbajtur.

Për hartimin e buxhetit për vitin 2016, për herë të parë komuna e Sarajit ka marë edhe propozimet e kryetarëve të Bashkësive Lokale, të vendbanimeve të ndryshme.

 

 

 

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë