Partneret
Fillimi | Lajme | Familjarë të Isa Boletinit për vizitë në Saraj

Familjarë të Isa Boletinit për vizitë në Saraj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, ka pritur në një takim familjarët e Isa Boletinit, nga Mitrovica e Kosovës, si dhe  Gazmend Boletinin, drejtor aktualë I Muzeut Kombëtar “Isa Boletini”, në Boletin të Mitrovicës. Në këtë takim ka marë pjesë edhe drejtori I Institutit për Trashigimi Kulturore Skender Hasni.

Familjarët kanë qenë të ftuar, me ftesë të kryetarit Bekim Muratit, ku fillimishtë I ka faliminderuar për lejen, që ata dhanë që përmendorja Isa Boletinit të vendoset në ‘Sheshin e Flamurit’, në Saraji.

Ai, gjith ashtu I ka njoftuar se përmendorja është në fazën finale, ku për nëj afatë të shkurtë kohore edhe do të vendoset në Saraj.

Ndërsa, në emër të familjarëve stërnip I Isa Boletinit,  Gazmend Boletini, tha se ata janë të nderuar me këtë akt që edhe në Saraj do të ngrihet përmendorja e heroit kombtarë të gjith shqiptarëve Isa Boletinit. Ai, shprehu mirënjohje për vendimin e  komunës së  Sarajit për këtë ide, për vendosjen e përmendores së bacës Isë, edhe në këtë hapsirë të shqiptarëve.

Kryetari I Komunës Bekim Murati, ka siguruar familjarët e  heroit kombëtar Isa Boletini, se gjatë aktit të vendosjes dhe shpalosjes  së përmendores edhe ata do të jenë pjesë e aktivitetit solemn.

 

 

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë