Partneret
Fillimi | Lajme | Festivali I rrushit në Bojanë

Festivali I rrushit në Bojanë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Fshati Bojanë është i njohur për kultivimin e rrushit dhe për këtë qëllim sot për herë të parë në këtë fshat u organizua festivali i rrushit të Bojanës. Qëllimi i këtij festivali ishte promovimi dhe afirmimi i rrushit të Bojanës, duke u bazuar në shijen kualitative dhe origjinalie që ka ky rrush. Kryetari i komunës së Sarajit tha se ky organizim është mjaftë me rëndësi për shkak se promovohen vlerat e fshatit Bojanë, si dhe premtoi se ky manifestim do të organizohet në mënyrë tradicionale.

 “Ky kontribut të cilin këto banorë e kanë dhënë vite të tëra, dalëngadalë po vjen momenti dhe koha, që ky rrush i cili është prodhim autentik i këtij vendbanimi dhe prodhohet vetëm për tryezë, respektivisht vetëm për tu konsumuar për këtë rrush ta njohin dhe të promovohet më larg Bojanës më larg këtyre vendbanimeve”, theksoi kryetari Bekim Murati

Përfaqsuesit nga ministria e bujqësisë premtuan se do të vazhdojnë të përkrahin bujqit e Bojanës, ndërsa theksuan se kanë edhe njël projekt të ri në lidhje me rrushin e këtij fshati

 “Kemi një projekt i cili ka të bëjë ndoshta edhe me rrushin e Bojanës, në pjesën e rrushit të thatë. Një projekt të cilin do ta vëmë në Ministri për paketim dhe prodhin të rrushit të thatë, ku bën pjesë rrushi i tryezës”, u shpreh Besir Jashari, Sekretar shtetëror në Ministrin e Buqësisë.

 

Festivali i rrushit u organizua nga Instituti ZIP, ndërsa është mbështetur nga Komuna e Sarajit. Ky manifestim përveç promovimit të rrushit nga bujqit e Bojanës, u shoqërua edhe me muzikë folklorike, valle popullore, si dhe me  poezi të përgatitura nga fëmijë të shkollave fillore .   

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë