Partneret
Fillimi | Lajme | Rruga kryesore në Saraj, në bulevard

Rruga kryesore në Saraj, në bulevard

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

 Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, bashkë më Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski të shoqëruar nga Ministri I Ambientit jetsorë dhe Planifikimit Hapsinorë Bashkim Ahmeti dhe Ministri I Ekonomisë Driton Kuci, në Saraj, vizituan rrugën kryesore e cila do të fillojë të rrikonstruhoet në tërësi. Ky investim është I përbashkët I Komunës së Sarajit dhe Komunës së Qytetit të Shkupit. Projekti në fjalë do të realizohet në dy faza, ndërsa vlera e përgjithshme do të jetë reth 20 milion denarë.

“Projekti I rrikonstruimit të tërësishëm të rrugës kryesore në Saraj, do të fillojë nga hyrja e Sarajit, konkretishtë nga Ura, e deri në hyrje te kthese për në Lubi, dhe faza e dytë deri tek kthesa e vendbanimit Gllumovë.  Në fakt, rruga do ketë dy kursi, trotuaret për këmbësorët si dhe vendë të posacëm për bicikletat. Besoj se Saraji do të marë një pamje të qytetit, pasi që me realizmin e këtij projekti dhe ndërtimit të Sheshit të Flamurit, do të ketë krejtsishtë nja pmaje tjetër Saraji”, u shpreh Kryetari I Komunës së sarajit Bekim Murati. 

Projektet që realizohen në Komunat Shqiptare kanë mbështetje edh të ministrave të BDI-së, në kabinetin qeveritar. Ministri I Ambinetit Jetsorë Bashkim Ahmeti, u shpreh se bashkpunimi mes pushtetit qëndrore dhe atij lokalë është në nivel dhe si rezultat I këtij bashkpunimi është rrikonstruimi I tërsioshëm I rrugës kryesore në Saraj.”Rrikonstruimi I kësaj rrugë është tejt I rëndësishëm dhe arterie kryesore që më së shumti frekuentohet nga banorët e Sarajit dhe e njejta do të ndihmojë që ky qarkullim të bëhet më I lehtë. Ne, në vazhdimësi do të përkrahim projektet në të gjitha vendbanimet shqiptare”, u shpreh Bashkim Ahmeti, Ministër I Ambinetit Jetsorë. 

Ndërsa, Ministri I Ekonomisë Driton Kuci, tha se ‘jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen e qeverisë dhe të liderit të BDI-së Ali Ahmetit, për realizimin e projekteve në vendbanimet dhe Komunat shqiptare’. Ai tha se kjo mbështetje edhe më e fuqishme do të vazhdojë në të ardhmen, që të ndryshohet jeta e qytetarit shqiptarë.

 

 

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë