Partneret
Fillimi | Lajme | Takim me Semimaturantët, njoftohen për Shkollën e Mesme “Saraj”

Takim me Semimaturantët, njoftohen për Shkollën e Mesme “Saraj”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, ka pritur në një takim semimaturantët e të gjitha shkollave fillore të Komunës së Sarajit. Arsyeja e takimit ka qenë, njoftimi për hapjen e shkollës së Mesme në Saraj dhe mundësitë e tyre për t’u regjistruar në këtë shkollë. Kryetari I Komunës Bekim Murati, u shpreh se regjistrimi I nxënësve në Shkollën e Mesme  është një lehtsim për ekonimitë familjare, pasi që është afër dhe një brengë më pakë për prindërit të cilëtë fëmijët e tyre do I kenë për shkollim më afër shtëpive të tyre.

Kryetari I Komunës Bekim Murati dhe drejtori I Shkollës Bedri Gjureci, ju bënë thirje të gjith semimaturantëve të regjistrohen në Shkollën e Mesme në Saraj, me arsyetimin se është Shkolla e parë e mesme në Saraj dhe se ata do të jenë gjenerata e parë që do të regjistrohen.

Ata shtuan se si për fillim interesimi është I madhë.

“Përparsia është se të gjith nxënësit që do të regjistrohen në Shkollën e Mesme, nuk do të udhtojnë disa kilometra në qytet, që nënkupton kursimin e kohës dhe uljen e harxhimeve. Besojë, që bashkërishtë Komuna dhe Drejtoria, do të anagzhohemi maksimalishtë që kjo shkollë të jetë konkurente me të gjitha Shkollat e Mesme në Shkup dhe më gjërë”, u shpreh kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.

Nga shtatori i këtij viti akademik, Shkolla e Mesme në Saraj, do të jetë e hapur dhe të gjithë ata nxënës që do të mbarojnë shkollën fillore do të mund të regjistrohen.

Shkolla e Mesme fillimisht do të ketë katër paralele edhe atë dy në gjimnazin e përgjithshëm dhe dy paralele profesionale. Në vitin e parë, do të regjistrohen 204 nxënës.

Ndryshe, kapaciteti i Shkollës së Mesme do të jetë mbi 600 nxënës të shpërndarë në 12 kabinete.

Shkolla e re është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mirëpo kontribut në këtë drejtim kanë dhënë edhe Komuna e Sarajit dhe Qyteti i Shkupit.   

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë