Partneret
Fillimi | Lajme | Sanohet defekti I kanalizimit fekal në Kondovë

Sanohet defekti I kanalizimit fekal në Kondovë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ndërmarja Publike Komunale “Saraj”, që vepronë në kuadër të Komunës së Sarajit, ka zgjeruar aktivitetin e saj në mirmbajtjen e rrjeteve të kanalizimeve fekale dhe atmosferike. Deri më tani kjo Ndërmarje ka bërë vetëm grumbullimin e mbeturinave në teritorin e Komunës së Sarajit. Në vendbanimet që ka kanalizi fekal dhe që do të ketë ndonjë defektë, tani më do të sanohet nga Ndërmarja Publike Komunale “Saraj”.

Një veprim të sanimit të defektit, e bënë në vendbanimin Kondovë. Tani më edhe qytetarët e këtij vendbanimi kanë filluar të paguajn edhe për mirmabjtjen e kanalizimit në këtë vendbanim. Nga, NKP “Saraj”, ju bëjnë thirje qytetarëve që të paguajn faturat e që mjetet e tyre pastaj të rrinvestohen dhe shërbimi të jetë më cilësor dhe I shpejtë. Ata, kërkojnë një bashkpunim reciprokë dhe më të ngushtë me qytetarët e Sarajit, për të pasur një ambient sa më të pastër ekologjik.

Deri më tani defektet në kanalizmet fekale janë sanuar nga Ndërmarja Komunale e Qytetit të Shkupit, ku Komunës së Sarajit I kanë kushtuar shumë mjete.

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë