PANIÇARI

Shtrihet në jugperendim të tij ,reth 20-22 km larg Shkupit..Emri i tij vjen nga fjala rrënjë,pan greqisht ,zoti që inicon frikën e Paniçari-që perhap frikën. Në lidhje me banorët e parë të këtij katundi një legjendë dërvenase pohon:I pari i tyre ka qenë Mirtevi nga Shqipëria .Të tillë kishte pasur edhe ne fshatin fqi Raoviç .

Familja që u vendos këtu në shekullin XVII quhej Çallake e qëkishte qenë nga Mirdita e Shqipërisë .I pari i kësaj familjeje ishte Idriz Çallaki .Familja më e vjetër kishte qenë ajo e minxhës Jonus(e njeriut të fshatit të mirë ).Njëri vëlla i Jonuzit ishte vendosur edhe në Llaskarcë .Kjo do të thotë se shqiptarët e Paniçarit janë të vjetër sa shqiptarët e Llaskarcës .Paniçari ka qenë i banuar me shqiptarë qysh herët dhe këte vazhdimësi e dëshmojnë edhe ndërtimi i teqeve ,sidomos në shekullin XII.

Këtu ekziston nofka (për pulët),i cilisipas një krahasimi etnogjenetik na del i shekullit X(976) nga koha bizantine kur luftonte shqiptari Komet Pula edhe psegojëdhënat pohojn se cubat kanë qenë të Nerezit.Termi Pulët ,Pula është emër personal ,i njohur qysh nga mesjeta .Pulët në të folmen e Dërvendit përdoret me kuptimin-njerëz të imët. Paniçari të kujton kultin pagan të shekullit të V-të kur njerëzit i besonin zotit Pan,zotit të frikës.Se vetëm pas shekullit V feja romako-krishtere kishte mundur që të zyrtarizohej e tê luftonte elementet pagane.Sipas kësaj del se paniçarasit në fillim kanë qenë ateistë ,më vonë ,në kohën paraislame të krishterë .Të paret e Pulëve (sot Kokoshkëve) kanë qenë Pavët(Panët)të Peonëve Ilir ,të cilët në kohën romake kanë jetuar në Pellagoni të Manastirit.Sipas Çabej Pulti është edhe një ojkonim në Shqipëri.Më në fund konstatojmë se ojkonimi Paniçari-i është i gurrës së vjeter Ilire.