Partneret

Relievi

Komuna e sarajit ka reliev fushorë, kodrinorë dhe malorë. Relievi fushorë shtrihet në rrjedhën e lumenjve Vardar dhe Treska. Fshatrat Gllumovë, shishovë , Gërçec , Krushopek dhe Llokë shtrihen në rrjedhën e lumit Treska, ndërsa fshati Lubinë I poshtëm, Rashçja, Svillarja Kondova dhe Radusha  me reliev fushorë shtrihet në rrjedhën e lumit “Vardar”. Saraji si vendbanim shtrihet ndërmjet rrjedhave të lumit Treska dhe Vardar.

 Si fshatra me reliev kodrinorë janë Lubini I sipërm, pjesërisht fshati Gllumovë Arnaqi e Sipërme, Cajlana Semenishti, Bukovici, Matka e poshtme , Matka e sipërme , Llaskarca , Bojana dhe Kopanica. Relivi I fshatit Paniçarë I ka të dy karakteristikat atë kodrinorë dhe malorë. Fshatri Raovi9c është fshat malor dhe ka lartësi mbidetare prej 600 deri më 800 metra. Pika më e ulët mbidetrae ëhstë 276 metra ndërmjet fshatit Gërçec dhe Krushopek, ndërsa pika më e lartë mbidetare është në malin e Thatë , në “Ivanjë” me pikën “Rasa”, prej 1369 metra.