Partneret

Rreth Nesh

Zanafilla e pushtetit lokal në Saraj dhe rrethinë

Forma e organizimit administrativ në Saraj dhe rrethinë daton që nga koha e Perandorisë Osmane. Në bazë të dokumenteve që dalin nga udhëpërshkrimi i Evlija Celebisë , formë e organizimit administrativ ka qenë Sanxhaku . Hysein Shahu, ndërtuesi i Xhamisë së vjetër (1553),  është Sanxhak beu i parë, që njihet si kryerës i detyrave të nivelit më të lartë të pushtetit Osman .


Gjatë sundimit të Mbretërisë Jugosllave , forma të Pushtetit Lokal kanë qenë Komunat .Të tilla isha Komuna e Shishovës dhe Komuna e Çajlanës.Formë e organizimt të pushtetit Lokal në periudhën e ish Jugosllavisë deri më vitin 1996 ka qenë Komuna e Karposhit dhe në një periudhë të shkurtër territori ka qenë nën administrimin Lokal të Komunës së Gjorce Petrovit.
Organet e pushtetit Lokal ishin Bashkësitë Lokale.


Komuna e Sarajit dhe Komuna e Kondovës u themeluan me Ligjin për pushtetin Lokal në vitin 1996 në përputhshmëri me Ligjin për Organizimin territorial të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë ( Gazeta Zyrtare e R.M.nr.55/04, neni 10 ).Komuna e Sarajit sëbashku me ish Komunën e Kondovës paraqesin njësi të re të pushtetit Lokal në kuadër të Qytetit të Shkupit si njëra nga 10 ( dhjetë ) Komunat e Qytetit

Komuna e Sarajit ne pajtim me Ligjin e ri përfshin një territor prej 241 km2 dhe numëron 35751 banorë. Kryesisht jeton popullatë shqiptare, por jetojnë edhe maqedonasit, boshnjakët, romët dhe të tjerët me numër të pacaktuar.


Vendbanimet e Komunes se Sarajit janë : Arnaqija e Epërme, Arnaqija e Poshtme, Bojana, Bukoviqi, Vorca, Gllumova, Gërçeci, Sullare e Sipërme, Sullare e Poshtme, Radusha, Xeherorja Radushë, Rashçja, Kopanica, Krushopeku, Kondova, Semenishti, Saraji, Lubini i Poshtëm, Lubin i Sipërm, Çajlana, Panicari, Raoviqi, Matka e Sipërme, Matka e Poshtme, Shishova, Llaskarca dhe Lloka.


Territori i Komunës është kodrinoro – malor me mundësi për zhvillimin e turizmit ditor, ekomomisë së vogël, artizanateve, bujqësisë, blegtorisë, xehtarisë dhe veprimtarive tjera përpunuese.


Shenjat njohëse të Komunës së sarajit janë: Xhamia e vjetër Husein Shah në qendër të Sarajit, Manastiri Shën Maria - Zonja e Bekueme, Qendra Rekreative Saraj, Liqeni Treska, Kanjoni i Matkës dhe Korridori 8 .