Partneret

SHISHOVA

shtrihet në juglindje të Dërvendit ,në këtë fshat jetojnë maqedonas  dhe shqiptarë. Është fshat i vjetër sa edhe Nerezi (shek.XII).Bile si ojkonim mund të ketë gjalluar që në kohën antike (romake).Këtu ka ekzistuar edhe kisha e vjetër e maqedonasve me emrin Sveti Nikolla e shekullit XIII .Thuhet se ka pasur edhe kisha të tjera (sot të rrënuara). Për dallim nga Matka ,këtu maqedonasit janë banorë më të hershëm se shqiptarët,por qysh prej kohe kanë jetuar si nomadë.

Për një gjë të tillë ,na dëshmon fakti se në sinorin e sipërfaqes së Shishovës shqiptarët nomadë të Dërvendit kishin pasur banën e tyre me emrin Tërlla e Bogozit;( Dërvendit të Epër),ap,bana e shqiptarëve të Dërvendit të Tetovës,qe kishin çuar bashkëjetesë nomade me maqedonasit e Shishevës.Po këtu hasim edhe topikun që është topik i gurrës ilire.Popullata e shqiptarëve është nga Tetova ,do të thotë se shqiptarët e Shishovës të llagapit Xake janë të ardhur nga rrethi i Tetovës.

Emri i saj vjen nga emri i vjetër Shiheva - nga sllavishtja Sheva ,që don t thotë, ky ojkonim është me prejardhje sllave i kohës paraislame .Bile në kohën otomane Tahir Hamz Pasha kishte kërkuar të ngulitej po këtu.Një pjesë e shqiptarêve të Shishovës janë të ardhur nga Gurgunica e Tetovës .Maqedonasit e saj janë me etnogjezë nga Mati(Shqipërija e Mesme).Maqedonasit e Shishovës më parë kanë jetuar në Llukavicë të Tetovës e më pas disa kanë ardhur në Shishovë.