Partneret

Veprimtaria ekonomike

Vendbanimet e Komunë së sarajit si veprimtari kryesore kanë Bujqësinë dhe blegtorinë dhe bletarinë. Mbi shtatëdhjetë për qind e buqëve në Komunën e sarajit meren me Bujqësi, kryesisht për nevoja të tyre familjare.

Ndër bimët kryesore të cilat kultivohen në komunën e sarajit janë :gruri, elbi, tërshëra, thekri, dhe misri. Në pjesën e fshatrave që përfshihen në pjesën ku shtrihet lumi Treska kultivohen edhe perimet. Domatet, specat , patatet , qepa grosha , lakra si dhe perime të tjera. Përveç perimeve në këtë pjesë të kësaj komune kultivohen edhe shumë pemë, siç janë molla, dardha kajsitë pjeshka , kumbullat, qershitë, bostani si dhe shumë pemë të tjera. Në tre vendbanimet e komunës së Sarajit Bojanë, Llaskarcë dhe Kopanicë kultivohet edhe rrushi.