Njësia e Inspektoratit pranë Komunës së Sarajit konform obligimeve dhe detyrave ligjore të planit vjetorë, ka intensifikuar aktivitetet e mbikqyrjes në teren në disa drejtime, si në sferën e ndërtimit pa leje të objekteve, uzurpimin dhe dëmtimin e pronës shtetërore si dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.
Nga muaji Janar 2022 njësia e inspektoratit ka kosntatuar shkelje të ligjit dhe rregullores së komunës së Sarajit në disa vendbanime dhe janë shqiptuar masa përkatëse konform ligjit.
Në disa raste ku kompetencat janë në nivel qëndror janë informuar institucionet përgjegjëse për procedurat e mëtutjeshme kundër shkelësve të ligjit. Ndërsa në rastet ku kompetencat i ushtron komuna, janë marë dhe shqiptuar këto masa:
– Udhërpagesë për kundërvajtje, vërejtje për mospërsëritje të veprës, pastrim i hapësirave ku janë hudhur mbeturina dhe të njejtat është obliguar ti pastroj dhe ti deponoj në vendin përkatës.
Në sferën e ndërtimit janë stopuar disa aktivitete ndërtimore pa lejen përkatëse, ndërsa për ato të cilët nuk kanë respektuar vendimin e inspektoratit janë marë masa për rënim të objekteve në ndërtim.
Obligohen të gjitha ndërmarjet dhe personat fizik që meren me veprimtari ndërtimore dhe ata që krijojnë mbeturina nga veprimtaria e tyre që fillimin e çdo aktiviteti qoftë gropim dheu, rrënim, suvatim të objekteve ose aktivitete të tjera ndërtimore obligohen që konform ligjit të paraqesin fillimin e punëve për çdo objekt të filluar në njlësinë e Inspektoratit pranë Komunës së Sarajit.
⚠️Apelojmë të gjithë banorët e komunës së Sarajit se Njësia e Inspektoratit me të gjitha kapacitetet e veta do të jet në mbikqyrje të respektimit të ligjit dhe regullores së komunës në të gjithë teritorin dhe për çdo shkelës të ligjit do të meren masa përkatëse qoftë person juridik apo person fizik.