Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të komunës së Sarajit sot kryetari Blerim Bexheti bashkë me drejtorin për Parqe dhe Gjelbrime Zuhejr Rexhepi e shikuan nga afër mbjelljen e fidaneve të rinj rreth rrugës kryesore e cila çon deri tek qendra rekreative.
Gjithashtu vizituan edhe parkun e sapongritur afër objektit të komunës së Sarajit ku punimet vazhdojnë me intenzitet të lartë dhe po mbjellen fidane të llojllojshme që po i japin pamje të mrekullueshme hapësirës së gjelbër.
Fidanët e sapombjellë janë pjesë e realizimit të aktiviteteve për qëllimin strategjik, angazhimin dhe kujdesin për një mjedis të shëndetshëm jetësor dhe njëherit falenderojmë Ndërmarjen Parqe dhe Gjelbërime për punën e shkëlqyer.