🚰Kryetari I Komunës së Sarajit bashkë me Kryetaren e Qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska inspektuan punimet përfundimtare ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Bojanë dhe Gllumovë të Komunës së Sarajit.

Aktivitetet e ndërtimit në terren përfshinin rikonstruksionin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, për të cilin banorët u përgjigjën se ka pasur defekte të shpeshta për shkak të rrënimit, si dhe për shkak të profilit dhe materialit jo të kënaqshëm të tubacionit ekzistues.
Me realizimin e këtij projekti infrastrukturor është zgjidhur një problem i kahershëm në këtë pjesë të qytetit, po investojmë në sigurimin e kushteve cilësore të jetesës në çdo komunë dhe banorët e këtij vendbanimi të kenë furnizim më cilësor me ujë dhe lidhje të reja.
Qyteti i Shkupit në vazhdimësi po punon për përmirësimin e ujësjellësit sipas projekteve të premtuara nga programi “Për Shkup modern”, ku zgjidhja e problemeve me rrjetin e ujësjellësit është një nga prioritetet.