Komuna e Sarajit në bashkëpunim me EVN Maqedoni modernizojnë rrjetin distruktiv

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me EVN Maqedoni modernizojnë rrjetin distruktiv

 

EVN Maqedoni ka filluar me realizim të fazës së dytë të projektit për ndërtim të përçuesit të ri kabllor„TS 35/10kV Saraj – HEC Matka”në komunën e Sarajit.

Me këtë edhe vazhdon modernizimi dhe rikonstruimi i rrjetit distributiv në këtë komunë. Përçuesi i ri ka gjatësi prej 7,5 km dhe do të mundëson përmirësim të sigurisë dhe besueshmërisë në furnizim me energji elektrike për konsumatorët që i takojnë komunës.

Punët ndërtimore filluan nga rruga kryesore e komunës së Sarajit dhe do të vazhdojnë deri në fshatin Matkë.

Bashkëpunimi me bashkësinë lokale mundësoi realizim më të shpejtë dhe më të lehtë të të gjithë projekteve. Komuna e Sarajit ndihmoi në lëshimin e shpejtë e të gjitha lejeve të nevojshme për realizim të projektit, me çka e tregon përcaktimin e saj të qartë për të siguruar furnizim stabil dhe të sigurt për banorët.

Në fazën e parë të këtij projekti u ndërtua pjesë e përçuesit prej 1 kilometërm nga hyrja deri te dalja e fshatit Gllumovë.

Gjatë këtij projekti në tërësi do të investohen 580.000,00 euro. Bashkëpunimi me komunën e Sarajit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhëshme, ku është i parashikuar çmontimi i përçuesit ekzistues mbitokësor„TS110/35/10 KV Perëndim–HEC Matka”.

Me këta projekte do të modernizohet rrjeti distributiv i nivelit të lartë të tensionit dhe do të sigurohen më shumë përfitime për banorët e vendbanimeve Gërçec, Gllumovë, Llokë, Krushopek dhe Shishovë.

Zyrtarët komunal thonë se punimet do të vazhdojnë në çdo vendbanim, ndërsa Evn Maqedoni është duke punuar në mënyrë profesionale duke mos e bllokuar rrugën kryesore.

Kryetari i komunës së Sarajit BlerimBexheti, thotë se gjithçka  që është premtuar po realizohet në afatin e paraparë kohor.

 

Add Comment