Komuna e Sarajit dhe OH ‘Hilal’, solidarizohen për Fitër Bajram me nevojtarë

Komuna e Sarajit dhe OH ‘Hilal’, solidarizohen për Fitër Bajram me nevojtarë

Në vazhdën e aksioneve humanitare të filluara që në ditët e para të Muajit të agjërimit, OH HILAL ka vijuar me këtë aktivitet edhe në ditën e tretë të Fitër Bajramit. Kësisoj, sot, kjo Organizatë e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM, Komunës së Sarajit i ka donuar ndihma humanitare në pako me artikuj ushqimor dhe higjienik, e cila ua ka shpërndarë të varfërve dhe skamnoëve të evidentuar si raste të rënda sociale.
Aktivitetit i kanë prirë Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, si dhe kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, i cili ka nënvizuar se me këtë rast, për skamnorët e kësaj Komune OH HILAL ka ndarë 4500 kg pako me produkte ushqimore dhe higjienike. “Aktivitetet tona vazhdojë edhe më tej, madje përrgjatë tërë vitit, sepse, kërkesat për ndiha nuk pushojnë me mbarimin e Muajit Ramazan, ato janë të përditshme, të përjavfshme, të përmuajshme, ndaj, jemi të detyruar që të sigurojm ndihma dhe të intervenojmë me prioritete, atje ku nevoja për ndihma është e skajshme. Sot, bashkë me Kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetin, ndamë katër ton e gjysëm ndihma, të siguruara nga angazhimi personal i Resisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit”, ka theksuar veç të tjerash, kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, ka falënderuar Mustafa Dautin, veçanërisht Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepin, për përfashirjen e kësaj Komune në hartëzimin e rasteve të rënda sociale në të cilat detyrimisht, si vëllai vëllait, duhet të shtrihet dora e ndihmës. “Edhe në Komunën tonë kemi të evidentuar familje e persona të varfër e skamnorë, të cilët përbëjnë shtresën më të varfër të territorit tonë. Çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe ne, si Komunë, na e lehtëson punën duke na bërë më të fuqishëm në përpjekjet tona për ta zbutur sa më shumë skamjen gjithandej territorit tonë. OH HILAL gjithnjë na ka dalur në ndihmë, dhe me këtë ka dëshmuar se është Organizatë Humanitare më e denja në vend për t’u përballur me të gjithë ata që janë në nevojë sociale. Në emrin tim personal dhe në emrin e Komunës së Sarajit shprehim mirënjohje të thellë si për këtë Organizatë humanitare po ashtu edhe BFI-së më në krye H. Sulejman ef. Rexhepin, i cili, humanitetit, këtij segmenti të rëndësishëm islam, i ka dhënë rëndësi jashtëzakoisht të madhe”, është shprehur Kryeytari i Komunës së Sarait, z. Blerim Bexheti, gjatë shpërndarjes së pakove të donuar nga OH Hilal.

Add Comment