Sekretari i komunës së Sarajit Sefi Shabani, priti në takim përfaqsuesit e klubit të atletikës ‘’LIRIA’’

Sekretari i komunës së Sarajit Sefi Shabani, priti në takim përfaqsuesit e klubit të atletikës ‘’LIRIA’’
Është nder dhe kënaqësi për komunën e Sarajit që të mbështes klubin e atletikës ‘’LIRIA’’ e cila garon që nga viti 2010 duke korur suksese të shumta në kategorinë e Juniorëve dhe në kategoritë tjera të atletikës, ku në vitin 2018 u shpall kampion shtetror në kategorin e Juniorëve.

“Duke marrë parasysh se komuna e Sarajit në programën vjetore ka ndarë mjete për të mbështetur klubet e sportit dhe aktivitetet tjera sportive, për këtë vit gjithashtu kemi paraparë mjete edhe për klubin e atletikës ‘’Liria’’. Ndjehem i kënaqur që këtë vit ne si institucion kemi dyfishuar mjetet për mbështetje të të gjitha klubeve dhe sportistëve duke ju ofruar një mundësi klubeve për të mare pjesë në gara këtu tek ne dhe në rajon por me shpresë se do të kthehen me rezultate të shkëlqyeshme ’’ theksoi Sefi Shabani, sekretar i komunës së Sarajit.

Ndërsa, përfaqësuesit e klubit ‘’LIRIA’’ shprehën falemderimet e tyre për mikpritjen që ju bëri Z. Shabani duke premtuar se në të ardhmen do të punojnë edhe më shumë që të jenë shembull për klubet tjera dhe me dinjitet do të na përfaqsojnë në garat mbar kombëtare.

Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime te këtilla si dhe do të përkrah të gjithë ato që duan sportin dhe aktivitete e ndryshme me karakter garues.

 

Skip to toolbar