Aksion për largimin e përdoruesve të paligjshëm të ujit

Saraj,  30 gusht 2010-Ndërmarja publike ujësjellësi dhe kanalizimi në bashkëpunim me komunën e Sarajit ka filluar aksionin për largimin e përdoruesve të paligjshëm të ujit, të cilët ujin e pijshëm e kanë shfrytëzuar për ujitjen e tokave të tyre . Kyëtë aksion e ka mbështetur komuna e Sarajit e cila gjatë gjithë kohës ka vëzhguar këtë proces. “Apleojmë edhe një herë që e gjithë kjo situatë të ketë një mirkuptim, ky aksion të ketë mirkuptim dhe gjithë ata që janë të lidhur në të zezë këtu do të kenë nji mundësi që ta legalizojnë kyqjen e tyre dhe me këtë të ketë kontroll i harxhimit të ujit për pije dhe me këtë gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë ujë për pijë.”, ka thënë Kryetari i Sarajit,  Blerim Bexheti. Në fillimin e kësaj fushate ishte i pranishëm edhe Kryetrai i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski”Shpenzimi i ujit jashtëzakonisht është rritur ndërsa pagesa është në nivel shumë të ulët. Për këtë qëllim “Ujsjellësi dhe kanalizimi” kanë vendosur që të bëjnë një fushatë me të cilën do të largohen të gjithë ata të cilët janë lidhur në mënyrë jolegale.”, thekson Koce Trajanovski, kryetar I qytetit të ShkupitNga ndërmarja Ujësjellësi dhe kanalizimi  njoftuan  se ekipet mobile  me vete do të bartin edhe kontrata, që banorët të legalizojnë lidhjet e ujit në shtëpitë ose për t’i paguar borxhet e mbetura. Ai gjithashtu tha se do të pasojnë edhe dënime nëse përsëriten kyqjet e paligjshme në sisiemin e ujit për pije. Sipas tij, për persona fizik dënimet do të jenë prej 300 deri në 400 euro ndërsa për ata juridik prej 1 deri në 3 mijë euro në kundërvlerë të denarit.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}