Aksion për pastrimin e Matkës

Ndërmarja Publike  “Saraj”, në bashkëpunim me kishën protestante kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e lumit Treska  dhe  Qendrën Rekreative “Matkë”. Në këtë aksion i cili ka për qëllim pastrimin e kësaj qendre rekreative nga mbeturinat , janë përfshirë më tepër se njëzet aktivistë si nga ndërmarja e Komunës së Sarajit ashtu edhe nga kishta protestante. Ndërmarja komunale pranë komunës së Sarajit ka planifikuar që gjatë tërë stinës së verës në bashkëpunim me organizatat të cilat përkujdesen për ambientin të bëjë organizime të tilla.       (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}