Me iniciativë të organizatës humanitare Kalliri i Mirësisë, sot anëtari i kryesisë qëndrore pranë kësaj organizate z. Afrim Demiri bashkë me përgjegjësit për arsim në komunën së Sarajit, z. Fari Rexhepi dhe z. Rafiz Ameti, si dhe drejtori i shkollës fillore Bedri Tahiri z. Naim Rexhepi vizituan shkollën fillore periferike “Bedri Tairi” në Sfillare të Epërme.
Në këtë aktivitet humanitar u shpërndanë çanta të mbushura me mjete shkollore, të nevojshme për fëmijët që fillojnë këtë vit akademik.
E përshëndesim iniciativën e organizatës humanitare të cilët gjithmonë në raste të veçanta kanë ndihmuar dhe gëzuar fëmijët.