Arnaqia e Poshtme, relativisht është fshat i ri. Në vitin 1961, nga fshati i vjetër, me emrin Arnaqi, i cili shtrihet tre kilometra në jugprendim të Arnaqisë
së Poshtme, u shpërngulën tre familjet e para në lokacionin e tanishëm të Arnaqisë së Poshtme. Arnaqija gjendet në juglindje të Dërvendit ,reth 10-11 km larg Shkupit .Emri i saj paraqet një kopmozitë mbiemërore Arë e Naki(qi),Neki (Arë e Nakisë).
Ky i fundit është emër musliman që ka përdorim të shpeshtë ndër shqiptarë e kësaj rethine,d.m.th arë e Nakisë .Se sa i vjetër është ki ojkonom,dëshmon emri i oronomit të saj Meli(Melk),Që është me prejadhje prej :melk-mbret term bizantin i shekullit XV(emër i mbretit Bizantin)Për këtë gjuhëtari gjerman G.Maeyer thotë:fjala arë rrjedh nga fjala latine arë,tokë e punuar a fushë ,ndërsa gjuhëtari Arseniq thotë:fjala Neko,Neki ka qenë emër i mretit egjiptas i 26 dinastive,-djali i Sametit që sundoi gjatë viteve 609-593 p.e.s
Si duket ,më i qëlluar është mendimi i Çabejt e Xhuvanit ,sipas të cilëve Naje,gegërisht arnaje –arash (ara).Së fundi është shprehur mendimi se kuptimi i fjalës.Arnaqi;vjen nga fjala Arnaja-ara;dhe prapashtësës turke –qi,çi.Nga llagapet më të vjetra janë Mezinet (Dardanë) dhe Goget.
PERSONALITETET
Faik Goga Arnaqija,Patrioti ,kombëtari ,Luftëtari dhe disidenti i madh dërvenas Faik Goga lindi ne fshatin Arnaqi të Shkupit më 13 qershor të vitit 1910 ,nga një familje e njohur me ndjenja të atdhedashurise .Pra Faik Goga u zhvillua dhe u ngrit si personalitet ,nga gjiri familjar shumëantarësh,që në zemër gjithmonë e patën atdheun.
Faiku kishte edhe 5 vëllezer ,të cilët vijuan mësimbesimin fetar,që të gjithë te hoxha I fshatit ,ndërkaq Faiku shkollimin e tij e vazhdoj ne Shkup dhe aty u pasurua me një dituri dhe kulturë paksa më të gjërë se vëllezërit e tij . Gjatë shkollimit të tij në Shkup ,ndër ta edhe me Qemal Skenderin ,që ishin të dy thuajse bashkëfshatarë.Gjatëluftës se Dytë Botërore dhe me ndarjen e Dervendit në atë të Italisë ,pra Shqipërisë kuislinge dhe Bullgarisë fashiste,në të cilën kufiri ishte në Grupçin ,Faiku së bashku me disa kushëri të tij iku për në Tetovë .Atje iu bashkua forcave ushtarakopolitike të Ballit Kombëtar bashkë me Kasam Gogën dhe hynë në rradhët e Vullnetarëve shqiptarë për të luftuar për mbrotjen dhe çlirimin e tokave etnike shqiptare. Në fillim ,kaloj ne çetat e Sharrit që i udhëhiqte Gajur Begi ,e mandej sipas urdhërit kaluan në malet e Bukovikut të Kërçovës .
Në këto beteja ,në një ofenzivë të rreptë luftarake plagoset rënde ,e më pastaj edhendërron jetë Kasam Goga ,i cili udhëhiqte me këtë çetë .Vdekja e komandantit ndikoj emocionalisht në tërbimin edhe më të madhë si të Faikut ,ashtu edh e Memish Kapetanit dhe shokëve të tyre ,që të kthehen në Dërvend dhe në luftë kundër Bullgarisë fashiste dhe komunistave shpallen disa zona te lira në Shkup,siç ishin Dërvendi Tasjani (Gjorçe Petrovi tanishëm)Slloguçani si dhe Karadaku i Shkupit dhe Kumanovës. Në këtë rajon u bashkua Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare ,ku vepronte me të gjithë shkokët ,e sidomos me mësuesin Bedri Mahmutin dhe me Qemal Skenderin.
Nê vitin1947 u arrestua dhe u burgosë nga UDB-a,mirëpo falë shkathtësive luftarake të tij dhe disa shokëve të tij ,arritën të bëjnë të pamundshmen dhe ikën nga burgu.Pas ikjes nga burgu ,ai dhe disa shokë të tij ,me urdhër të Hysen Tërpezës së pari kalojnë në Greqi ,e më vonë nga aty në Gjermani .Edhe në Gjermani ,Faik Goga vazhdoi aktivitetet e tij kombëtare për çlirimin e tokave shqiptare dhe përmes afisheve ,demonstratave dhe ngjashëm ,në vazhdimsi ishte në rrjedha të aktivitetevetë diasporës shqiptare