Banorët e Svillares së Epërme do të pijnë ujë të pastër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në fshatin Svillare të epërme të Komunës së Sarajit.Vlera e projektit është 6 milion denarë, ndërsa komuna e Sarajit dhe Ministria e ambientit do të investojnë nga 3 milion denarë. Me këtë projekt do të fillojë ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë i cili është me gjatësi prej rreth 5 kilometrave, me çka do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë i rreth 1500 banorëve të fshatit Svillare të Epërme.Me ndërtimin e këtij projekti banorët e këtij vendbanimi për herë të parë do të ketë ujë të pastër për pije, ndërsa uji është siguruar nga burimi Rashçe.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}